Shkup, 9 nëntor – Marka të caktuara të cigareve nëpër shitoret e Maqedonisë shiten me çmime të reja më të larta. Çmimet varësisht prej markës sillen prej 3 deri 5 denar. Shitësit thonë se distributorët i kanë paralajmëruar se deri në Vitin e ri mund të pritet valë e re e rritjes të disa llojeve të cigareve. Ky shtrenjtim vjen gjashtë muaj më herët para afatit në të cilin shteti kishte paralajmëruar se do ta ris akcizën e duhanit dhe prodhimeve të duhanit. Prej 1 korriku akciza do të rritet për 4 denar për një kuti që do të hap një mundësi të re për shtrenjtimin e cigareve.