Daniella Anthony dhe John Drennan janë bërë pjesë e një historie ku fati ‘buzëqesh’ më shumë se kurrë, pasi do të ribashkohen me një unazë të çmuar, që djali kishte blerë për të dashurën e tij kur i propozoi në Times Square, në Nju Jork.
Çifti, nga Peterborough, kishte fluturuar në Nju Jork për të festuar përvjetorin e tyre të 10-të dhe John tha për BBC se ai e kishte mbajtur unazën në xhepin e tij për dy ditë përpara se të gjente momentin e duhur.
“Unë dua të sqaroj se nuk kam propozuar mbi një grilë në Times Square – atje ku e kemi humbur atë”, tha Drennan.
Momenti i rëndësishëm ishte në Central Park disa orë më parë.
“Ishte koha e duhur, kishte vjeshtë kudo dhe jo shumë njerëz”.
Daniella tha po menjëherë, por ata të dy e dinin se unaza nuk ishte madhësia e duhur.
WANTED for dropping his fiancée’s ring in @TimesSquareNYC!
She said Yes – but he was so excited that he dropped the ring in a grate. Our @NYPDSpecialops officers rescued it & would like to return it to the happy couple. Help us find them? 💍 call 800-577-TIPS @NYPDTIPS @NYPDMTN pic.twitter.com/tPWg8OE0MQ
— NYPD NEWS (@NYPDnews) December 1, 2018
“Unë u përpoqa t’i tregoja Xhonit se ishte shumë e madhe, por ai këmbënguli që ta vija,” tha zonja Anthony.
“Unë i thashë asaj se ishte ok. Isha aq i lumtur që më në fund u bëra i fejuari i saj pas gjithë kësaj kohe”, shtoi z. Drennan.
Por unaza e çiftit të lumtur humbi kur atë vendosën të uleshin për të ngrënë dhe për të parë Spektaklin e Krishtlindjeve në Times Square.
“Ne ishim duke ecur për në hotel dhe unë ende mund të përfytyroj unazën. Kërceu një herë … kërceu dy herë dhe pastaj u zhduk”, tha z. Drennan.
Daniella dhe John asokohe thirrën policinë menjëherë dhe oficerët kërkuan për më shumë se dy orë me ndihmën e elektrikëve, por nuk zbluan gjë.
“Ne thjesht menduam se ishte zhdukur. Në fund, nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të largoheshim dhe të përpiqeshim të shijonim pjesën tjetër të fundjavës sonë”, tha z. Drennan.
Daniella ndërkohë la emrat e tyre te policia, teksa ata mbërritën në shtëpi të dielën dhe thanë se po planifikonin të shkonin drejt dyqanit të bizhuterive për të blerë një unazë tjetër.
Por vetëm pak çaste pasi u ulën në aeroport, një mik i paralajmëroi për fushatën në mediat sociale të drejtuar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.
Policia kishte postuar pamjet e ÇTV të çiftit duke u përpjekur apeluar për t’i gjetur.
“Ne jemi kaq të lumtur, nuk mund ta besojmë”, tha çifti i ri pasi zbuloi se unaza e humbur ishte gjetur.
“Nuk mund ta besonim, me të vërtetë menduam se ishte zhdukur. Ne nuk e përdorim Twitter-in dhe nuk e mendonim se kjo po ndodhte, por ne jemi kaq të lumtur. Ne jemi kaq mirënjohës për të gjithë, veçanërisht për Departamentin e Policisë së Nju Jorkut dhe për të gjithë ata që kanë shpërndarë historinë tonë”, tha çifti.