Kjo është historia e çiftit të sapo-martuar të cilët nuk harruan të shpërndajnë dashurinë dhe mirësjelljen e tyre ndaj një burri të varfër, gjatë ceremonisë së dasmës. Është prekëse të dihet se shumë çifte të reja vendosin të shpërndajnë lumturinë dhe dashurinë e tyre bashkë me të tjerët, gjatë ceremonisë së martesës, transmeton lajmi.net Disa kanë vendosur që paratë e pranuara dhuratë t’ua japin organizatave bamirëse, për të organizuar ceremoni dasmash për njerëzit e varfër; ka shumë shembuj të cilët na bëjnë të besojmë në shpirtin human, dhe kjo zgjon shumë shpresë tek të rinjtë. Çifti, Bronia Tindall dhe Fabrizio Clementi u zotuan për lidhjen e tyre në kishën e Shën Lukës në Zelandën e Re. Pas dorëzimit të tortës, çifti vendosi që ta prejë atë në kopshtin e kishës Presbyteriane, për aq sa kishte njerëz të pranishëm. Pas ceremonisë së prerjes së tortës, ata bënë diçka më ndryshe. Ju kujtua që ta merrnin një copë të madhe të tortës me vete. Rrugës për në kishë, derisa po realizonin fotografi ata u ndalën për t’i dhënë torte një njeriu të pastrehë. “Ishte një mendim i mirë, dhe ne patëm shumë torte me vete. Nuk është ushqimi më i përshtatshëm për t’ia dhënë atij, por ishte çfarë ne deshëm t’i japim”, tha Tindall. Çifti bisedoi me njeriun e pastrehë dhe i dhuruan torte. Fotografët e tyre, Ben Franks dhe Steve May, e patën si ide për të kapur shansin e realizimit të fotografive nga ky moment i veçantë. Çifti më pas eci, por fotografët vazhduan t’i bënin foto burrit dhe kapën disa nga reagimet e tij. Pasi çifti kishte kaluar, ai filloi të qajë, i prekur nga sjellja e tyre. Kur mysafirët panë si po e shpërndanin dashurinë e tyre çifti i sapo-martuar, dolën nga kisha dhe i ofruan atij njeriu kafe, më shumë torte dhe para, madje edhe cigare.
Çifti ndan tortën e martesës me të pastrehun (FOTO)
Leave a comment