Britaniku i lindur Jeff Adams, 54 vjeç, dhe partnerja Sue, 47 vjeç, nga Zelanda e Re, janë martuar nudo para të huajve, sepse familjarëve iu erdhi ‘marre’ të marrin pjesë në ceremoni. Gjyshërit nga vija e gjashtë e mbajtën ceremoninë e pazakontë para të huajve në një vendpushim në Toowomba, Queensland. Punëtorja e furrës Sue, e cila jeton në bregun e artë, tha: “Ky ishte shansi im për të pasur martesën që dëshirova, sepse herën e parë që u martova e urrejtja atë ditë, isha e parehatuar dhe nuk ishte dita ime e përkryer”. Por këtë herë, mamaja e tre fëmijëve, tha se përvoja ishte e ndryshme. “Ishte definitivisht çlirim mosngarkimi i kokës për të gjetur një veshje dasme”. Sue dhe Jeff, u njoftuan në rrjetet sociale në vitin 2015.
Çifti martohet nudo (FOTO)
Leave a comment