Prej një muaji vendi ndodhet në karantinë të plotë, por kjo nuk i ka ndaluar çiftin e veterinerëve të Klinikës Veterinare KLOER, Klodiana & Eror Zylyftari, të vazhdojnë me vetëmohim projektin e rehabilitimit të situatës me kafshët endacake në rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit.
Që prej vitit 2012 çifti i veterinerëve kanë nisur punën vullnetarisht për të bërë të mundur uljen e numrit të kafshëve endacake nëpërmjet praktikave të sterilizimit/ vaksinimit dhe adoptimit të tyre. Kjo ka bërë që numri i kafshëve endacake të mbahet nën kontroll dhe po ashtu i trajtimit të rasteve të tjera me probleme nga më të ndryshmet shëndetësore apo të keqtrajtimit të tyre.
Ndërkohë prej tre vitesh, çifti i veterinerëve në bashkëpunim Bashkinë Durrës dhe organizatën “Stray Coco”, që mundësojnë ambientet e qëndrimit për kafshët endacake për zbatimin e projektit dhe organizata jo fitimin prurëse JETA Tier und Mensch(Jeta, kafshët dhe njerezit) janë duke zbatuar pa ndërprerje një projekt i cili përqëndrohet në kapjen e kafshëve endacake (përgjithësisht të gjinisë femërore), sterilizimin e tyre (për të parandaluar riprodhomin), vaksinimin e tyre dhe kthimin në habitat e tyre.
“Që me nisjen e karrierës si veterinere, një ndër qëllimet kryesore ishte investimi në qytetin tim të lindjes, përsa i përket situatës me kafshët endacake. Këto ditë ka qenë edhe më motivies fakti që mund t’i lokalizonim më lehtë rastet në terren për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Ndjej kënaqësi që kemi arritur pas kaq vitesh në këto rezultate pozitive.”
Vet. Eror Zylyftari
” Nëse në fillesat tona, ishte një situatë shumë problematike përsa i përket numrit të lartë të kafshëve endacake, kryesisht shtimit të qenëve, tashmë ndjehemi optimist për rezultatin e arritur.”