Aktori George Clooney dhe gruaja e tij Amal janë duke jetuar të ndarë dhe po negociojnë për një divorc i cili do të vlejë rreth 300 milionë dollarë, raportojnë mediat ndërkombëtare. Gruaja e Clooney, avokatja Amal Alamuddin donte që çifti të kishte fëmijë, por jo edhe George. Ajo do të marrë një pjesë të pasurisë së tij si dhe vilën luksoze pranë ishullit italian Como. Burimet pranë çiftit thanë se kur ata u dashuruan fillimisht, u mendua se do të qëndronin gjithmonë bashkë, por më vonë gjërat ndryshuan”. George disi pranoi që të bënin fëmijë, por më vonë u tërhoq nga vendimi, gjë që e shkatërroi Amal-in. Sipas të njëjtit burim, ai ka ndërmend të zhvendoset për të jetuar në Britaninë e Madhe sepse nuk mund ta durojë jetën luksoze dhe shpenzimet e pakontrolluara të gruas së tij. Ylli i Hollywoodit dhe avokatja e të drejtave të njeriut u martuan në vitin 2014.