Kur ndiheni të mërzitur, ka aq shumë gjëra për të bërë.
Mund të dilni për ndonjë shëtitje, të lexoni ndonjë libër ose mund ta b ëni testin e ADN-së për të zbuluar më shumë rreth historisë suaj familjare, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Një çift i ri vendosi që ta bënte testin për pak “argëtim”, por e gjithë eksperienca përfundoi jo ashtu siç e kishin menduar.
Pasi e bënë testin, 27 vjeçarja u gëzua pasi zbuloi disa gjëra vërtetë interesante rreth paraardhësve të saj, por i dashuri i saj 26-vjeçar zbuloi se njëri prej paraardhësve të tij ishte vrasës serial.
Kjo bëri që e dashura ta braktiste, sepse nuk mund të pajtohej që ai mund të ketë lidhje me një njeri të tillë.
I riu vendosi të kërkonte ndihmë në rrjetin social Reddit, për të kërkuar ndihme se si ta rikthejë të dashurën.