David Beckham dhe familja e tij e famshme po i thonë lamtumirë kompleksit të tyre legjendar “Bev Hills”, duke e shitur rezidencën në fjalë për 33 milionë dollarë. David dhe Victoria e blenë kompleksin me sipërfaqe 13 000 metra katrorë në vitin 2007, gjatë kohës që Beckham nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarësh me ekipin e futbollit LA Galaxy.
Në kohën që e blenë shtëpinë e stërmadhe, çmimi i saj ishte 22 milionë dollarë. Tani David ka ekipin e tij në MLS, me qendër në Florida, të cilin e ka quajtur “Miami Football Club”. Prandaj, duket se familja thjesht nuk po e përdor më si dikur rezidencën luksoze në fjalë. Fëmijët e David dhe Victoria shkonin në shkollë në Los Anxhelos, gjatë kohës së tyre në Bregun Perëndimor, por tani e kalojnë kohën më së shumti në Londër.
Por, zërave të tillë, se martesa e tyre do të përfundonte, Victoria iu përgjigj me një intervistë në “Vogue”, këtë vit. “Njerëzit kanë thënë shumë gjëra rreth marrëdhënies sonë prej 20 vitesh, kështu që Davidi dhe unë jemi mësuar ta injorojmë absurditetin dhe të vazhdojmë normalisht. Sidoqoftë, këto zëra kanë një efekt më të gjerë te njerëzit rreth nesh dhe kjo është e padrejtë”, ka thënë Victoria.
Duke folur për familjen “Beckham”, ajo shtoi: “Ne të dy e dimë se jemi më të fortë së bashku, se veç e veç. A do të ishim në pozicionin që kemi tani, në qoftë se nuk do të ishim takuar dhe të ishim së bashku tërë këto vite? Besoj se jo. Mos harroni se bëhet fjalë për rëndësinë e familjes. Ne jemi shumë më të fortë me gjashtë pjesëtarë në familje, se sa do të ishim individualisht. E respektojmë shumë këtë lidhje familjare dhe ky është çelësi”.