Ciceroni e dinte se vrasësit po vinin dhe kishin vendosur të nisej drejt Maqedonisë, ku sundonte miku i tij, Brutus. Arritën ta kapin afër Formias dhe ia prenë kokën me tri goditje shpate në fyt. Vrasësi i tij nuk kishte përvojë dhe prerja e kokës qe e gjatë dhe e mundimshme. Ky vend do të merrte emrin Vindicio (ekzekutor i një hakmarrje) dhe është akoma një pjesë e qytetit
“Pasi gjetën dyert e mbyllura, ata i shembën, pasi nuk arrinin ta shihnin Ciceronin dhe ata, që ishin brenda, pretenduan se nuk dinin se ku ndodhej. Thuhet se një djalë me emrin Filolog, i shkolluar nga Ciceron-i në letërsi liberale dhe në shkenca dhe i liruar nga skllavëria nga i vëllai Quintus, i tregoi tribunit (funksionari politik) shtratin (ku Ciceron-i ishte ulur), që skllevërit po e çonin drejt detit, përmes rrugëve të veshura me pemë dhe nën hije. Tribuni, pasi kishte vetëm pak njerëz me vete, vrapoi drejt daljes, ndërsa Ciceroni vuri re se Erennius po vraponte nëpër rrugë dhe urdhëroi shërbëtorët të ulnin shtratin nga krahët. Dhe ai, si zakonisht, duke prekur faqet e tij me dorën e majtë, ktheu shikimin nga vrasësit, i mbuluar me djersë dhe flokët e rëna mbi ballë dhe i zbehur në fytyrë, aq sa shumica e atyre që e rrethonin mbuluan sytë ndërsa Erennius e vrau. “E vranë ndërsa nxirrte qafën nga shtrati, pikërisht në vitin e tij të gjashtëdhjetë e katërt të lindjes. Dhe, me urdhër të Antonio-s, ata i prenë kokën dhe duart, me të cilat ai kishte shkruar Filipiket. Në fakt, vetë Ciceroni i titulloi oracionet kundër Antonio-s, Filipike dhe ato ende quhen Filipike”. Kështu historiani Plutarku përjetësoi vrasjen e Marco Tullio Ciceron-it.
VRASJA E CICERONIT
Ishte 7 dhjetor i vitit 43 para Krishtit. Politikani dhe avokati i famshëm romak ishte strehuar në pronat e tij në Italinë e Jugut, për t’i shpëtuar dënimit të dhënë në listën e nënshkruar nga triumvirati i ri i përbërë nga Oktaviani, Marcus Aurelius dhe Lepidus, të cilët kishin marrë pushtetin pas vrasjes së Julius Cezarit. Ciceroni e dinte se vrasësit po vinin dhe kishin vendosur të nisej drejt Maqedonisë, ku sundonte miku i tij, Brutus. Arritën ta kapin afër Formias dhe ia prenë kokën me tri goditje shpate në fyt. Vrasësi i tij nuk kishte përvojë dhe prerja e kokës qe e gjatë dhe e mundimshme.
Ky vend do të merrte emrin Vindicio (ekzekutor i një hakmarrje) dhe është akoma një pjesë e qytetit. Vrasësit, pasi i prenë kokën, e çuan tek Antonio, i cili urdhëroi t’i prisnin duart që kishin shkruar Filipikët kundër tij dhe t’i ekspozonin më pas kokën dhe duart. Por përdhosja e kufomës vazhdoi më tej. Sipas Cassio Dionenas, Fulvia, gruaja e Antonios, mori kokën, hapi gojën, nxori gjuhën që kishte folur kundër burrit të saj dhe e shpoi me kunjin që përdorte për të mbledhur flokët. Marco Tullio Cicerone është i njohur për oracionet e tij, për mbështetjen që i dha çështjes republikane dhe, do të thoshim sot asaj demokratike, si dhe për futjen e elementeve të filozofisë dhe retorikës greke në Romë.
LETËR LAVDËRIMI NJËRIT PREJ KOMPLOTISTËVE
Por, në realitet, ai ishte mbi të gjitha një politikan, i cili kishte detyra të shumta publike, frymëzonte komplote politike dhe, nga ana tjetër, organizonte mitingje ose promovonte vrasje politike. Rruga e tij politike nuk ishte, në të vërtetë, lineare. Një herë do të mbante anën e Pompeit kundër Cezarit, pastaj do të bashkohej me Cezarin dhe, më pas, ai do të konsiderohej unanimisht fajtori kryesor i komplotit për vrasjen e tij. Cicerone ishte i pranishëm në seancën e Senatit, në marsin e vitit 44 para Krishtit, gjatë së cilës Cezari u vra me thikë për vdekje. Në letërkëmbimin e tij privat, ai do të tregonte njëfarë krenarie në faktin se Brutus, ndërsa ngrinte kamën që do të ngulte në trupin e Cezarit, kishte thirrur emrin e Ciceronit në nderim të lirisë së tij të sapogjetur. Dhe vetë Ciceroni nuk kishte hezituar t’i drejtonte një letër lavdërimi njërit prej komplotistëve.
“AI I RI DUHET TË VLERËSOHET, NDEROHET DHE ELIMINOHET”
Pas vdekjes së Cezarit, avokati ishte përqendruar tek Oktaviani i ri, si pasardhës i udhëheqjes së Romës. Dhe u lëshua kundër Marcus Aurelius me një seri pamfletesh, në të cilat e akuzonte atë për çdo ligësi dhe vulgaritet, pamflet, i cili hyri në histori si Filipikët, në kujtim të atyre të shkruara nga maestro grek, Demosthenes, kundër Filipit Maqedonas. Oktaviani e mbrojti deri në të fundit. Por, pasi bëri marrëveshjen për pushtet me Marcus Aurelius dhe triumvirati përpiloi një listë që përfshinte dënimin me vdekje dhe konfiskimin e pasurive të kundërshtarëve, Oktaviani rezistoi deri në pikën e fundit, por nuk mundi që të mos përfshinte në listë edhe emrin e kumbarit të tij politik.
Oktaviani vetë në fund kishte filluar të mos i besonte avokatit, pasi ai kishte mësuar se po komplotonte kundër tij privatisht dhe deklaroi: “Ai i ri duhet të vlerësohet, nderohet dhe eliminohet”. Vrasja politike ishte një praktikë shumë e përhapur dhe e pranuar njëzëri e jetës institucionale të Romës antike. Dhe kështu ishte pendimi i mëpasshëm i atyre që vrasjen e kishin urdhëruar. Cezari u pendua publikisht për vrasjen e Pompeut dhe e bëri atë në shtratin e tij të vdekjes. Gjithashtu për Oktavianin thuhet se një ditë, një nipi, i cili po lexonte një libër të Ciceronit, do t’i kishte thënë: “Ai ishte njeri i mençur, djali im, një i mençur që e donte vendin e tij”.