Qytetarët japonezë që nuk janë njohuri të madhe në gjuhën angleze, tani do ta kenë më të lehtë të kuptojnë mentalitetin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, pasi një student 17-vjeçar ka marrë mision të përkthejë ato. Presidenti Donald Trump është një përdorues i rregullt i rrjetit social Twitter dhe ndër të tjera ka bërë kuriozë shumë njerëz që ‘të ndjekin’ atë dhe të kuptojnë mentalitetin e tij. Deri me tani, miliona japonez nuk e kanë kuptuar saktë Presidentin e ri të SHBA-ve, por fal punës së një student, ata nuk do ta kenë më këtë pengesë. Që nga nëntori i vitit 2016, student i njohur si K-T, ka përkthyer pothuajse të gjitha postimet e Donald Trump. Sipas mediave japoneze, studenti këtë iniciativë e ka marrë me qëllimin e përmirësimit të gjuhës angleze, ndërsa tutje ka filluar edhe të interesohet për politikën në Shtetet e Bashkuara. Përkushtimi dhe entuziazmi i tij nuk kanë shkuar pa u vënë re, pasi llogaria e tij tashmë ka 80 mijë ndjekës dhe vazhdon të rritet brenda çdo dite.