Shkup, 11 dhjetor – Sot patëm ditë të suksesshme, Zgjedhjet në kuptimin organizativo – teknik kaluan në mënyrë të shkëlqyer, deklaroi sonte kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski. Për momentin mbërrijnë rezultatet e komisioneve komunale të zgjedhjeve deri te KSHZ-ja. Në ueb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në mënyrë sukcesive gjatë natës do të publikohen rezultatet e para jozyrtare në mënyrë elektronike nga vendvotimet. Të gjitha rezultatet do të verifikohen shtesë nga KSHZ-ja pas marrjes së procesverbaleve origjinale për shumimin dhe përcaktimin e rezultateve. “Duke e pasur parasysh se në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit të gjithë këshillat votues duhet t’i dorëzojnë procesverbalet origjinale deri te KKZ, pasqyrë të plotë pritet sonte rreth mesnatës”, tha Çiçakovski.