Athinë, 18 prill – Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të gjithë rajonin, thotë ministri për Çështje Evropiane i Rumanisë Xheorxhe Çiamba në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shtoi se zgjidhja midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është model për menaxhimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane, transmeton Koha.
Ministri rumun i uroi të dyja palët për “inkurajimin dhe vendosmërinë që së bashku të shkruajnë histori”.
“Marrëveshja e Prespës është model për menaxhimin me çështjet bilaterale në mënyrë evropiane. Marrëveshja për çështjen e emrit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është një shembull i shkëlqyer për pajtim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë për të gjithë rajonin, madje edhe burim inspirimi”, thotë ministri rumun i Çështjeve Evropiane në intervistë.
Çiamba e theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, në ratifikimin e Parlamenteve në Shkup dhe në Athinë me çka u hap rruga për Maqedoninë e Veriut drejt NATO-s dhe BE-së, ndërsa theksoi se “Rumania ishte ndër vendet e para partnere të NATO-s që e ka ratifikuar protokollin”.
Ministri i Çështjeve Evropiane të Rumanisë, për ANA-MPA, foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se presidenca rumune do të vazhdojë që t’i inkuarajojë dhe përkrahë në këtë rrugë. (koha.mk)