Gjatë 20 viteve të kaluara shkencëtarët kanë qenë duke studiuar disa njerëz në Kinë të cilët duket se kanë fuqi mbinjerëzore – dhe rezultatet e tyre ishin publikuar në shumë revista dhe libra. Mendohet se këta njerëz janë në gjendje që të kalojnë në nivel kuantik, që nuk mund të shihet nga syri i njeriut. Për ta kuptuar këtë mirë, duhet ta njihni lidhjen mes vetëdijes sonë dhe realitetit fizik. Që të dyja janë shumë të vërteta, dhe kanë një marrëdhënie shumë të komplikuar. Shpikësi i teorisë kuantike Max Planck thotë se ne duhet ta konsiderojmë vetëdijen si “fundamentale” dhe materien si “derivat të vetëdijes”. Një tjetër fizikan, Eugene Wigner pati thënë mbi këtë çështje: “Nuk ishte e mundur që të formuloheshin ligjet e mekanikës kuantike në mënyrë plotësisht të qëndrueshme pa iu referuar vetëdijes”. Një dokument që përmban informacion në lidhje me disa ngjarje të rralla në Kinë quhet “Kronologjia e Interesimit të Fundit në Funksionet e Jashtëzakonshme të Trupit të Njeriut në Njerëzit e Republikës së Kinës”. Dokumenti flet rreth qeverisë së Kinës dhe punën e saj me parapsikologjinë, që është, të shikosh nga larg, telepati. Dokumenti është bërë në dispozicion kohët e fundit pas kërkesës së FOIA-së, dhe përfshinë detaje interesante të individëve që supozohet se kanë aftësi mbinjerëzore, dhe se janë kryer studime të panumërta mbi këtë çështje nga shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota. Dokumenti është në ueb-faqen e CIA-së, por mund të hapet vetëm nga “Arkivat e Internetit”. Një përmbledhje e shkurtër e artikujve të rëndësishme përfshinë:
– Në vitin 1979, një revistë e madhe shkencore në Kinë, Ziran Zachi, shtypi një raport mbi “modelin e njohjes jo-vizuale” ku janë konfirmuar disa aftësi të jashtëzakonshme të trupit të njeriut.
– Më 1980, revista dhe një asociacion shkencor kinez mbajtën një konferencë rreth parapsikologjisë në Shangai me pjesëmarrës nga 20 institute hulumtuese dhe universitete nga e gjithë bota.
– Më 1981, ishin formuar rreth 100 vende të veçanta për të studiuar fëmijët me aftësi të jashtëzakonshme me rreth 100 studiues të trajnuar.
– Më 1982, Akademia Kineze e Shkencave sponsorizoi një dëgjim publik në Pekin dhe qëllimi i vetëm ishte që të diskutoheshin aftësitë parapsikologjike të njeriut, me rreth 400 studiues të pranishëm.