Uashington, 10 dhjetor – CIA konkludoi se Rusia ka intervenuar në zgjedhjet e sivjetme presidenciale në SHBA me qëllim që Donald Tramp të fitojë dhe atë jo vetëm të rrënohet besimi në sistemin zgjedhor amerikan. Këtë deklaratë për Rojters e dha një funksionar i lartë amerikan, i cili ka kërkuar anonimitet. “Agjencitë zbuluese amerikane vlerësuan se funksionarët e Qeverisë ruse, kanë përkushtuar vëmendje çdoherë e më të madhe në përpjekjet e Donald Trampit të fitojë në zgjedhjet në rrjedhën e vonshme të fushatës”, ka saktësuar burimi. “Uashington post”, duke i cituar funksionarët amerikanë, publikoi dje se shërbimet zbuluese kanë identifikuar individë lidhur me Qeverinë ruse të cilët i kanë siguruar “Uikiliksit” mijëra emaile të hakuara të Komitetit nacional demokratik dhe të personave dhe institucioneve të tjera, duke e përfshirë edhe personin e cila e ka udhëhequr fushatën e Hillari Klinton. En-Bi-Si e transmeton reagimin e ekipit tranzitor të Trampit, i cili thotë se “ato janë njerëzit e njëjtë të cilët flisnin se Sadam Husein ka armë për shkatërrim masiv”.