Psikologu amerikan James Mitchell, i cili ka ndihmuar në zhvillimin e programit “hetimi i nivelit të lartë” të CIA-s e të cilin kritikët e akuzojnë si program i torturës, ka deklaruar se Amerika duhet të zhvillojë metodat e reja të “dhunës legale”. Duke folur në një institut në Washington, Mitchell ka theksuar se informatat të cilat janë marrë me metodën e inskenimit të mbytjes me ujë (waterboarding) disa të dyshuar, duke përfshirë edhe Khalid Sheik Mohammed (KSM), i akuzuar si “truri” i sulmit në SHBA më 11 shtator 2011, kanë qenë me rëndësi kyçe dhe kanë ndihmuar në shpëtimin e jetëve amerikanë. “Publiku amerikan duhet të inicojë debatin mbi atë se si dëshiron të mbrohet”, ka thënë Mitchell në Institutin amerikan Enerprise, transmeton AFP. James Mitchell bashkë me kolegun e tij John Bruse Jenssen, ka punuar nën kontratë për CIA-në në këshillim mbi përdorimin e metodave me ujë dhe teknikat tjera. Çështja se sa larg mund të shkoj Amerika në marrjet në pyetje të të dyshuarve përsëri u bë aktuale kur presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump tha gjatë kampanjës parazgjedhore se “do të kthejë metodat më të rënda se waterboarding” për xhihadisëtët e dyshuar, megjithëse më vonë e zbuti retorikën, përkujton agjencioni francez.