Agjentët e CIA kishin provuar për ta spiunuar Bashkimin Sovjetik duke përdorur macet të cilave u kishin implantuar mikrofona nën lëkurën e tyre. Dokumente të deklasifikuara tregojnë se drejtorët e spiunimit mburreshin me punën ‘kërkimore’ të shkencëtarëve që kishin hapur macet dhe u kishin instaluar harduerë elektronik për të zbuluar sekretet e armiqve të tyre, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova. Projekti i quajtur “Project Acoustic Kitty” që kishte kushtuar afro dhjetë milionë funta dhe ishte zhvilluar për mbi pesë vjet nga viti 1960 si një prej metodave më të tmerrshme të përgjimit. Bishti i maceve është përdorur si antenë, kurse një tel që ka kaluar nëpër shpinë është lidhur me mikrofona që janë vendosur në veshët e maceve. Ndërsa një bateri u është vendosur atyre në gjoks.