Në mesin e dokumenteve të udhëheqësit të vrarë të Al Kaidës, të cilat i ka gjetur CIA gjendet edhe fotografia e Shën Dimitrit dhe harta e Mitorvicës, shkruan “Kurir”. Këto dokumente janë gjetur në kompjuterin e vet personal të cilat më pas i ka publikuar CIA. Sipas tyre, Bin Laden ka dashur t’i shfarosë serbët nga Kosova, transmeton arbresh.info. “Kemi gjetur edhe flamurin në të cilin shkruhet: ‘Xhihadi i Kosovës’-shfarosje muslimane për të krishterët e Kosovës,ashtu si edhe hartën e Kosovës në kohën e sundimit osman në të cilën shihen Prishtina dhe Vushtrria”, thuhet në faqen që janë gjetur të dhënat.