Oklahoma City Thunder ka fituar mbrëmë ndaj Houston Rockets me rezultat bindës 113:92. Aksioni i ndeshjes pa dyshim se i takoi basketbollistit të “Thunders”, Chris Paul i cili ia “prishi” karrierën Isaiah Hartenstein, shkruan Indeksonline, përcjellë gazeta Koha.
Gjatë solo aksionit, ai ia futi topin në mes të këmbëve për të realizuar lehtë pastaj. Përndryshe, Chris Paul në këtë ndeshje realizoi 18 pikë, 6 kërcime, 5 asistime e 4 topa të vjedhur në 27 minuta sa luajti.