Për Federico Chiesën interesohen disa skuadra italiane dhe europiane, me Interin dhe Juventusin në krye të listës së pretendentëve, por sulmuesi i Fiorentinës ka zbardhur kushtin e tij për transferimin.
Mësohet se Chiesa u ka thënë menaxherëve të tij, se skuadra që kërkon shërbimet e tij për vitet e ardhshme, duhet t’i ofrojë një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.
Kjo shifër duket se ka stepur disi Juventusin, që ishte më pranë marrëveshjes me futbollistin, megjithatë statistikat e Chiesës tregojnë se meriton një trajtim të tillë.