Federico Chiesa ende nuk e ka të sigurt qëndrimin te Fiorentina. Super talenti italian po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha si Inter, Roma dhe Juventus. Pasi kanë siguruar shërbimet e veteranit Franck Ribery, Fiorentina mund ta shes Chiesan në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Mediat italiane kanë raportuar se tri skuadrat e mëdha, Roma, Inter dhe Juventus do të tentojnë të transferojnë Chiesan. 21-vjeçari ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit në Serie A duke u bë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Italisë.
Në anën tjetër Roma mund të përdor disa lojtarë në marrëveshje si Diego Perotti, Patrick Schick si dhe para në këmbim të Chiesas.