Federico Chiesa është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Përveç ekipeve më të mira italiane, 21-vjeçari ndiqet edhe nga disa ekipe angleze. Sa i përket Serisë A, Chiesa ndiqet nga Inter, Milan dhe Juventus, me këta të fundit të cilët duket se po insistojnë më shumë për mesfushorin e avancuar.
Bardhezinjtë madje së fundmi po mendojnë që për të bindur klubin vjollcë, teksa përveç një shume të konsiderueshme parash, të ofrojnë edhe sulmuesin e ri Moise Kean, i cili duket se do të sakrifikohet, pavarësisht se është një nga lojtarët e preferuar të Allegrit.