Chiesa do të bëhet edhe më i mirë

11

Alberico Evani, ndihmëstrajner në ekipin kombëtar të Italisë, ka shpjeguar pse Federico Chiesa luajti rol aq të rëndësishëm për të kaltrit në Euro 2020 dhe shprehu besimin se ylli i Juventusit do të përmirësohet edhe më shumë me kohë.

Chiesa zuri vend titullari nga banka rezervë në ekipin e Roberto Mancinit dhe i ndihmoi Italisë ta fitoi trofeun evropian në Wembley në fillim të këtij muaji.

Ai i shënoi dy gola në rrethin e 16 më të mirëve kundër Austrisë dhe në gjysmëfinale kundër Spanjës. “Chiesa do të bëhet edhe më i mirë”, tha Evani për Tuttomercatoweb.

“Ai ka ndryshim vdekjeprurës të shpejtësisë dhe mund ta ndryshojë ndeshjen si pak të tjerë në Evropë. Kur ai e shkel gazin nuk mund ta kapesh”, shtoi ai.

“Ai godet me të dy këmbët po ashtu dhe e ruan teknikën edhe kur vrapon me shpejtësi”. Chiesa i shënoi 15 gola dhe i dha 11 asiste në 46 ndeshje sezonin e kaluar.