Sulmuesi i West Ham United, Javier ‘Chicharito’ Hernandez mund të vazhdojë karrierën në Serie A tek Fiorentina. Sipas Alfredo Pedulla, Hernandez është gati për një eksperiencë të re dhe me kënaqësi do të kalojë në Serie A, informon GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Megjithatë, Pedulla sugjeron se Fiorentina do të ndjekë 31-vjeçarin vetëm nëse largohet Giovanni Simeone.
Chicharito ka përvojë të madhe, pasi luajtur klube si Manchester United dhe Real Madridi, ndërsa kishte gjithashtu 108 grumbullime me Meksikën.
Chicharito u bashkua me West Ham nga Bayer Leverkusen në vitin 2017 dhe ka shënuar 16 gola në 61 paraqitje për ‘Hammers’.