Chelsea, zbulohet tentativa e veçantë e tifozëve për të marrë Icardin

Zërat për një largim të Mauro Icardi-t nga Inter nuk kanë ndërmend të ndalen, veçanërisht gjatë kësaj jave të mbushur me zhvillime, nga gjoba që ka marrë lojtarit për kthimin me vonesë në stërvitje te mungesa e marrëveshjes për rinovimin e kontratës me zikaltrit.

Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e kapitenit të Inter, ka përmendur katër skuadra që janë të interesuara për argjentinasin, mes të cilave është edhe një angleze.

Kjo skuadër duket se është Chelsea, tifozët e së cilës shikojnë te Maurito sulmuesin që i mungon Maurizio Sarr-it dhe për këtë arsye kanë nisur një mbledhje fondesh në “gofundme.com” për të grumbulluar një shumë prej 100.000.000 eurosh që do t’i ndihmonte ta merrnin Icardi-n në Londër.

Por, të paktën për momentin, nuk është bërë akoma asnjë derdhje.