Sipas asaj që raportojnë mediat nga Brazili, veçanti “Esporte.uol.com.br”, Shanghai Shenhua, e do Willianin e Chelseas.
Madje, klubi kinez është marrë vesh me Chelsean për çmimin e transferimit, duke ofruar 20 milionë euro.
Por, Willian, që vitin e kaluar u kërkua nga Barcelona – nuk dëshiron të shkojë në Kinë, duke refuzuar kështu pagë 12 milionë euro në sezon.
Willian është pjesë e Chelsea që nga viti 2013. Ai ka bërë 292 paraqitje për Blutë e Londrës dhe ka shënuar 52 gola.