Chelsea ka pezulluar katër tifozë nga hyrja në stadium teksa ka nisur një investigim për abuzimin racial të sulmuesit të Manchester City-t Raheem Sterling. Incidenti që përfshin 24-vjeçarin ndodhi gjatë fitores 2-0 të Chelsea-t ndaj Qytetarëve të shtunën në Stamford Bridge. Chelsea po mbështet plotësisht investigimin e policisë.
Një deklaratë për shtyp e klubit thotë se sjellja raciste do të ketë pasoja të rënda, përfshi pezullimet. “Chelsea Football Club e cilëson si të pështirë çdo lloj forme të sjelljes diskriminuese,” shkruhet në deklaratën e klubit londinez, duke shtuar se “do të mbështesë çdo ndjekje penale ndaj aktit kriminal.”