Callum Hudson-Odoi pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare me klubin e Chelsea-t. 18-vjecari, i cili ndiqet me shumë interes nga Bayern i Mynihut, pritet të përfitojë rreth 6 milionë paundë në sezon, një rekord sa i përket kontratës për një lojtar në moshën e tij.
Palët janë shumë pranë marrëveshjes, pasi vetë lojtari tashmë është bindur për të qëndruar në “Stamford Bridge” duke refuzuar kështu kalimin në Bavari. Në merkaton e janarit, kampionët e Gjermanisë ofruan 35 milionë paundë për talentin, por Chelsea refuzoi. Kontrata aktuale e Hudson-Odoi skadon verën e vitit të ardhshëm.