Chelsea është një ndër ekipet që ka bërë mirë në Premier Ligën angleze të këtij sezoni. Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard ka mundësinë që këtë merkato të bëjë afrimet e nevojshme, me FIFA-n që i ka hequr pezullimin “Bluve” të Londrës. Ish-lojtari dhe tanimë numri një i stolit të Chelsea, Lampard ia doli që gjatë fazës së parë të sezonit, të ndërtonte një ekip me të rinj, duke zbuluar disa “thesare” brenda Akademisë.
Përpara disa javësh, me ekipin rinovoi sulmuesi i talentuar Mason Mount, ndërsa sot është zyrtarizuar firma edhe për pesë vite me mbrojtësin Rece James. Lojtari luan në mbrojtje dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Cesar Azpilicueta-s. 20 vjeçari James shihet si një ndër lojtarët e së ardhmes, me Lampard që do ta ketë pjesë të tij deri në vitin 2025.