Thibaut Courtois nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Chelsea-n, por as klubi londinez nuk dëshiron të futet më bisedime me Realin e Madridit, që e kërkon me ngulm portierin belg, pasi nuk është shumë i bindur nga Keylor Navas. Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në verë të 2019-ës, me drejtuesit e Chelsea-t që janë të vendosur të mos privohen nga shërbimet e tij deri në këkë periudhë, për ta lënë më pas lojtar të lirë. Sipas “Daily Mail” Reali duhet të presë të paktën edhe një sezon e gjysmë për Courtois, i cili ka spikatur pikërisht në La Liga me Atleticon e Madridit. Por deri atëherë mund të shtohen pretendentët për “gardianin”, i cili do të pranonte ofertën më të lartë ekonomike.