Tiemoue Bakayoko është shumë pranë rikthimit në Francë aty ku shkëlqeu. Mesfushori i cili u huazua sezonin e kaluar te Milani, nuk është në planet e Frank Lampard te Chelsea madje edhe dëshira e lojtarit është të mos luajë më në Premier League. Për 24-vjeçarin tashmë është Monaco që dëshiron ta rikthejë por për klubin e Principatës do të jetë e vështirë të konkurrojë me Paris Saint Germain. Këta të fundit duan edhe një goditje në mesfushë dhe janë gati të plotësojnë kërkesat ekonomike të Chelsea-t.