Sulmuesi i Borussia Dortmund është kthyer në një nga alternativat e Antonio Contes pasi nuk arriti të rikthente Romelu Lukakun në “Stamford Bridge”. Një tjetër objektiv është edhe Alvaro Morata. Aubameyang gjithashtu ka një ofertë nga PSG, por për momentin klubi anglez është më i avancuar për numrin 9 të Gabonit.
Por dinakëria e Machester United bëri që Conte të harrojë sulmuesin belg dhe të shohë për alternativa të tjera. Morata është një pistë shumë e vështirë pasi Real nuk do të heqë dorë kollaj nga sulmuesi spanjoll. Pritet që brenda dy javëve Chelsea t’i ketë dhënë fund kërkimit për një sulmues titullar për sezonin e ardhshëm.