Chelsea në gjurmët e mbrojtësit austriak

21

David Alaba po luan sezonin e fundit me klubin e Bayernit të Munihut, pasi i skadon kontrata në qershor dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e gjermanëve për të rinovuar, ndërsa lista e klubeve që kanë shprehur interes për shërbimet e anësorit austriak, shtohet nga dita në ditë. Kështu së fundi janë londinezët e Chelsea-t ata që kanë nisur negociatat me menaxherët e mbrojtësit dhe janë gati t’i plotësojnë Alabës pretendimet ekonomike, për të marrë në Londër në fund të sezonit.

Mbrojtësi austriak është një futbollist polivalent, që luan si në krahun e majtë, ashtu edhe në qendër, ndërsa londinezët janë në kërkim të një futbollisti me eksperiencë, pasi po vuajnë jo pak në prapavijë këtë fillim sezoni.

Gjithsesi drejtuesve të Chelsea-t do t’u duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve të mëdha si Barcelona, Manchester United, Manchester City, etj., të cilët gjithashtu po ndjekin me interes Alabën dhe janë gati ta rrëmbejnë me parametra zero.