Chelsea është vënë në kërkim të një mesfushori që do të mund ta zëvendësonte spanjollin Cesc Fabregas i cili është larguar në drejtim të Monacos.
Leandro Paredes është emri në top-listen e dëshirave të trajnerit Maurizio Sarri dhe si duket bordi i Chelseas ka vendosur që t’ia plotësojë dëshirën italianit, shkruan Indeksonline, përcjell gazeta KOHA.
Chelsea sot ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Zenit st. Petersburg, ofertë kjo që kap vlerën e 30 milionë eurove e që besohet se mund të jetë e pranueshme për shkak të raporteve të mira që kanë klubet ndërmjet vete./Indeksonline/