Chelsea raportohet se ka qenë në kontakt me portierin e Barcelonës, Ter Stegen dhe mundësinë që të transferohet në Stamford Bridge. Po ashtu është treguar se të dyja palët kanë diskutuar për një marrëveshje të mundshme mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga të dyja klubet. Skuadra angleze është në kërkim të një portieri që do të mund të zëvendësojë Kepa Arrizabalagën. Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022 dhe aktualisht është në bisedime për zgjatjen e kontratës. Andaj kjo gjë ka lënë të nënkuptohet se portieri nuk do të largohet nga katalunasit.