Kampionët e Premier League u detyruan të kërkonin falje pas gjestit të brazilianit i cili nëpërmjet postimit në Instagram “ka ofenduar dhe lënduar popullin kinez”. Ai publikoi dy video, njërën me mbishkrimin “Ik pirdhu Kinë” dhe një tjetër drejtuar një roje ndërtese ku kishte shkruar “Zgjohu Kina. Idiot.”
Tifozët kinezë akuzuan Kenedy për ksenofobi dhe racizëm, çka bëri që lojtari të fshinte menjëherë postimet dhe të kërkonte falje.
Por pas një editoriali në “People’s Daily”, gazeta që është pranë partisë komuniste, i cili kritikoi brazilianin 21-vjeçar, Chelsea ka vepruar duke dërguar në shtëpi lojtarin të shoqëruar me një gjobë shuma e së cilës nuk është bërë publike.