Chelsea raportohet se po konsideron zëvendësimin e trajnerit Antonio Conte me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri. E ardhmja e Contes te Chelsea është në pikëpyetje pas rezultateve jo të mira në Premier Ligë, ku “Blutë” janë nëntë pikë prapa liderit Manchester City pas nëntë xhirosh.
Sipas një raportimi të javës së kaluar, lojtarët e Chelseat janë jo të lumtur me Conten, i cili vetë është deklaruar se nuk i frikësohet shkarkimit. Megjithatë, “7 Gold” shkruan se Chelsea po mendon largimin e Contes dhe zëvendësimin e tij me Sarrin, që në 27 vjet ka udhëhequr 17 klube.
Napoli në Serie A është lider me tri pikë para Juves pas nëntë xhirosh.