Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll është monitoruar nga skautët e Chelseas. Fjala është për lojtarin e vetëm që shënoi hetrik për Kosovën, arbër Zeneli, trasnmeton Gazeta Metro.
Një mediat më të mëdha të sportit në Britani Sky Sports ka raportuar se Chelsea është njëri nga disa klube të Premier Ligës që kanë qenë në Holandë këtë vikend për ta monitoruar nga afër sulmuesin e majtë kosovar, Arbër Zeneli.
Kosovari 23 vjeçar i skadon kontrata në verë dhe do të jetë gati për ta për më pak se 5 milionë funte, trasnmeton gaetaexpress.com
Të dielën, skautë nga tërë Europë, përfshirë edhe gjigantin turk Galatasaray, do të jenë në Amsterdam ku Zeneli pritet të startojë për Heerenveen ku ata do të luajnë kundër Ajaxit.