“Blues” janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm dhe ia kanë vënë syrin sulmuesit të Interit, i huazuar në Paris Saint-Germain. Mauro Icardi është bërë objektiv i Chelseat, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
“Blues” janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm. Prandaj, ata e kanë veçuar sulmuesin e Interit, i cili këtë sezon është i huazuar tek Paris Saint-Germaini.
Klubi francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të ish-futbollistit të Samprodias për 65 milionë euro. Por, kampioni i Ligue 1 nuk ka vendosur ende nëse do ta shfrytëzojë këtë mundësi.
27 vjeçarin e do trajneri Frank Lampard në Londër pasi nuk është i kënaqur me fazën ofanzive aktuale të ekipit të tij.
Interesim për përfaqësuesin argjentinas së fundmi kishte shfaqur edhe Juventusi.