Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme sezoni për Callum Hudson-Odoi. Sulmuesi 18-vjeçar i Chelsea-t ndaj Burnley-t (2-2) luajti ndeshjen e katërt radhazi si titullar, por një dëmtim tepër serioz, duke këputur tendinën e Akilit. Talenti anglez la stadiumin me paterica dhe mësohet se do të operohet për të nisur më pas rehabilitimin për sezonin e ardhshëm.
Krahas ndeshjeve të Premier League dhe të Europa League, Odoi humbi edhe mundësinë për të luajtur me Anglinë në finalet e Nations League. Për talentin angelz parashikohet një kohë e gjatë në infermieri dhe në skenarin më të mirë mund të kthehet në fushë në fund të këtij viti.