Gara për firmën e yllit të Monaco-s Thomas Lemar pritet të kthehet në një betejë në janar. Liverpool dhe Arsenal kanë qenë afër transferimit të sulmuesit francez në gusht por ai zgjodhi të qëndronte megjithëse shumë lojtarë të tjerë u larguan. Dy klubet angleze tani me sa duket kanë një konkurrent të tretë me raporte nga Franca që pretendojnë se Chelsea është futur në garë.
L’Equipe raporton se kampionët në fuqi të Premier League pritet të ofrojnë 90 mln euro për lojtarin e kampionëve në fuqi të Ligue 1. Lemar qëndroi vendnumëro në verë megjithëse lojtarë si Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Tiemoue Bakayoko dhe Bernard Mendy u larguan. Monaco ishte ekipi surprizë sezonin e kaluar në Evropë duke arritur gjysmëfinalen e Champions League, ku u eliminuan nga Juventus.
Pas një sezoni fantastik 2016/17 që i mundësoi një vend në përfaqësuesen franceze, 22-vjeçari ka vuajtur të replikojë paraqitjet e sezonit të kaluar. Lemar ka bërë 55 paraqitje duke shënuar 14 herë, por këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 15 ndeshje. Ai kishte një muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpatull dhe u rikthye ndaj Troyes fundjavën e kaluar.