Dy klubet nga Londra kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie. Fildishiani 22-vjeçar vlerësohet me çmimin prej 40 milionë eurove, dhe luan një rol të rëndësishëm në mesfushën rossonere, transmeton Gazeta Express. Kessie në këtë stinor ka 21 paraqitje, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.
Milani e transferoi mesfushorin nga Atalanta për 20 milionë euro në verën e vitit 2017. Klubi italian e vlerëson shumë lojtarin, dhe do të jetë e vështirë që të pranojë ndonjë ofertë nga Chelsea apo Tottenhami.