Chelsea po planifikon që të sjellë në “Stemford Bridge” mbrojtësin e Sevillës, Jules Kounde.
Mbrojtësi francez ka klauzolë prej 80 milionë eurosh, andaj klubi anglez po tenton që me shitjen e disa futbollistëve të sigurojë mjetet financiare për të blerë Kounden.
Në listën e lojtarëve që po planifikon t’i shesë Chelsea janë Hakim Ziyechi, Tammy Abrahami dhe Tiemoue Bakayoko. Nuk përjashtohet që të shitet edhe portieri Kepa Arizabalaga.
Për Kounden, interesim të madh kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi dhe Real Madridi. 22-vjeçari iu bashkua Sevillës në verën e vitit 2019 nga Bordeauxi për 25 milionë euro dhe ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2014.