Chelsea ka konfirmuar se ata do të apelojnë vendimin e FIFA-s për t’i ndaluar ata nga regjistrimi i lojtarëve të rinj për dy afatet e ardhshme të transferimeve. FIFA zbuloi se Chelsea u gjet fajtor për shkelje të rregullave në lidhje me nënshkrimin e 29-të lojtarëve të mitur.
Kështu, shtëpia më e madhe e futbollit në botë vendosi t’i dënojë ata me një ndalesë transferimi për dy afatet e ardhshme kalimtare dhe gjobë 460 mijë funte.
Megjithatë, Blutë kanë reaguar me anë të një deklarate zyrtare duke konfirmuar se ata do të apelojnë këtë vendim të FIFA-s.
“Chelsea FC ka marrë sot një vendim nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s lidhur me shkeljet e pretenduara të Rregulloreve të FIFA-s që kanë të bëjnë me transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18 vjeçare. Vendimi imponon ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme dhe një gjobe prej 600 mijë frangave zvicerane. Chelsea FC kategorikisht hedh poshtë rezultatet e Komitetit Disiplinor të FIFA-së dhe prandaj do të apelojë vendimin”.
“Klubi dëshiron të theksojë se respekton punën e rëndësishme të ndërmarrë nga FIFA në lidhje me mbrojtjen e të miturve dhe ka bashkëpunuar plotësisht me FIFA-n gjatë gjithë hetimeve të saj”.