Mund të jetë thjesht një thashetheme, por mund të jetë edhe diçka më shumë. Sipas gazetarit të AS, Cadena SER dhe El Chiringuito TV në Spanjë Chelsea do të transferojë Kun Aguero dhe me sa duket Pep Guardiola ka dhënë Ok e tij për operacionin që do të trondiste të gjithë Premier League.
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi elite dhe pasi dështoi me Romelu Lukakun te Manchester së fundmi, është përfolur për interesin e Morata, Belotti dhe Aubameyang. Do të ishte Conte në gjendje të bindte Agueron? Do ta shiste City? Me shumë mundësi jo.