Cilësi, personalitet dhe entuziazëm. Aspekte këto që bëjnë shumë tërheqës Yann karamos, një talent që duhet zbuluar, një pasuri që duhet vlerësuar ose nga e cila duhet përfituar. Inter e ka marrë verën e kaluar nga Caen për 6 milionë euro, Spalletti e ka aktivizuar me pikatore dhe francezi ka qenë gjithmonë gati sa herë që i është kërkuar.
Pak minuta, por shumë gjëra pozitive për sulmuesin e krahut, jo vetëm goli i fitores kundër Bologna-s. Edhe me Benevento-n skuadra është gjallëruar pas futjes së tij në fushë. Sigurisht, limitet e tij janë të dukshëm, kryesisht në aspektin taktik dhe në atë të karakterit, por cilësia e tij nuk mund të mohohet.
Cilësi për të cilat klubi milanez ka vënë bast dhe që tani kanë ndezur interesin e Chelsea dhe Barcelona. Në fakt, sipas “Mirror”, klubi londinez është gati të luftojë për ta marrë në “Stamford Bridge” francezin. Karamoh, shkruan tabloidi, vlerësohet 28 milionë euro dhe verën e ardhshme mund të zhvillohet një ankand milioner. Por inter duket se nuk ka ndërmend ta lërë të lirë të largohet.