Chelsea kryeson garën për shërbimet e talentit holandez Sam Lautenchutz. Mesfushori 15-vjeçar gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Manchester City, Tottenham, Leicester dhe Charlton. Por edhe gjigantët e futbollit holandez Ajax gjithashtu janë duke vëzhguar nga afër situatën. Një vendim mbi të ardhmen e Lautenschutz pritet të merret këtë muaj. Chelsea e ka nisur mirë sezonin e ri falë trajnerit Maurizio Sarri. Blutë kanë një akademi mbresëlënëse, megjithëse kritikohen shpeshherë se nuk u japin shansin të debutojnë me ekipin e parë. Ky mund të jetë problemi i vetëm për firmën e talentit që po ndiqet nga gjysma e Europës.