Gjuetia e Chelsea-t për një sulmues goleador vazhdon me ritme të larta. Drejtuesit e klubit kanë disa emra , ku mbi të gjithë ka spikatur Haaland, megjithatë nuk është i vetmi dhe ditët e fundit radari është kthyer nga Robert Lewandowski.
Sipas tabloidit të njohur britanik “the sun” , londinezët e kanë dërguar ofertën e parë tek Bayerni i Mynihut, ofertë që konsiston në 50 milion paund, ose 58.3 milion euro.
Klubi gjerman i kërkon polakut të nënshkruajë zgjatjen e marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2023, por sulmuesi për momentin po merr kohë sepse dëshiron që përpara se të shkoj drejt fundit të karrierës të provojë nëj aventurë tjetër, dhe Premier League i ka pëlqyer gjithnjë 32-vjeçarit.
Bayerni nuk i është kundërvënë plotësisht dëshirave të futbollistit dhe nuk përjashton edhe mundësinë e një transferimi të tij diku tjetër, megjithatë tek bavarezët janë të shqetësuar për mesazhin që mund të transmetojë largimin i një superylli tej tifozët e “die roten”.
Për Levan që muajin tjetër do të festojë 33 vjetorin e lidnjes pati shfaqur interes edhe Manchester Cityt, por duket se më pranë është Chelsea, kjo sepse Thomas Thucel kërkon me patjetër një qëndërsulmues të aftë për ta dërguar sistematikisht topin në rrjetë.
Oferta nuk ka marrë ende përgjigje dhe ka gjasa që Bayerni të kërkoj edhe më tepër për një futbollist i cili më fanellën e kuqe ka shënuar 294 gola më 329 ndeshje dhe që sezonin e fundit theu rekordin e një legjende si Gerd Muller duke shënuar 41 gola në një edicion të vetëm të Bundesligës.