Sonte vëmendja e futbolldashësve do të jetë kah Baku i Azerbajxhanit, aty ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit, transmeton zeri.info
Kompeticioni i dytë futbollistik për nga rëndësia në Evropë pritet të sjellë një ndeshje mjaft interesante mes dy klubeve londineze, që kërkojnë lavdinë evropiane.
Kompania e njohur e basteve “bet365” e sheh Chelsean si faovrit për ta fituar këtë kompeticion.
Triumfi i ekipit të Maurizio Sarrit e ka kuotën 2.25, barazimi 3.40, kurse fitorja e Arsenalit 3.50.
Ndeshja luhet prej orës 21:00.