Fjalët të tilla nuk është hera e parë që qarkullojnë. Është thënë se mbretëresha nuk do t`ia lërë atij, pasi i ka thyer zemrën prej martesës me Camilla-n dhe tradhtinë bashkëshortore ndaj Diana-s. Kurse miqtë e Lady Diana-s sot thonë që Charles do abdikojë vetë nga froni, për t`ia lënë radhën djalin të tij William.
Miqtë e saj tregojnë se Charles nuk e ndjen veten të zotin për të marrë një detyrë kaq të rëndësishme sa të jetë mbreti i vendit dhe detyrat e këtij statusi i duken shumë të vështira.
Sipas të njëjtit burim, ky vendim është marrë që kur William ishte 11 apo 12 vjeç dhe djali ka qenë prezent në bisedë. Siç duket, ndaj edhe fjalët nuk kanë dalë kot. Charles nuk do jetë asnjëherë mbret, sepse do ia lërë.Për momentin, mbretëresha e Anglisë është shëndoshë e mirë dhe ka në plan ta çojë deri në fund detyrën e saj.