Chapecoense fiton Copa Sudamericana

CONMEBOL ka vendosur të mos presë mbledhjen e Këshillit Drejtues më 21 dhjetor dhe ka konfirmuar thashethemet që kishin qarkulluar në ditët e fundit duke i dhënë trofeun e Kupës Sudamericana skuadrës së Chapecoense. Vendimi për t’i dhënë trofeun skuadrës braziliane, pothuajse të fshirë komplet nga aksidenti ajror, që duhet të luante finalen ndaj Atletico Nacional, është marrë një orë më parë dhe është zyrtarizuar në faqen zyrtare në internet të organizimit që drejton futbollistin e Amerikës Latine. Atletico Nacional, që zyrtarisht propozoi t’i jepte trofeun Chapecoense, do të marrë një çmim të veçantë “fair play”. Klubi brazilian i Chapecoense ka fituar të drejtën për të luajtur edhe në edicionin e ardhshëm të Kupës Libertadores. Për ata do të fillojë faza e vështirë e rindërtimit të klubit, por të paktën do të kenë në arkat e tyre, 3.5 milionë euro, të cilat i jepen skuadrës fituese të Copa Sudamericana. Atletico Nacional do të marrë dy medalje, atë të vendit të dytë (medale argjendi) dhe çmimi “fair play i shekullit”, pikërisht për respektin që tregoi ndaj tragjedisë së Chapecoense. Gjithashtu klubi kolumbian do të marrë 1 milionë euro donacion nga CONEMBOL.